Britania e Madhe po e vlerëson të dobët tentativën e Rusisë për t’i pozicionuar trupat e saj në frontet e Kharkivit, në lindje të Donbasit dhe në jug të Khersonit.
Në raportin e publikuar të mërkurën, Inteligjenca britanike njofton se aktualisht luftimet po zhvillohen në tri frontet, por që Rusia po shfaq performancë të dobët karshi ushtrisë ukrainase.
“Përplasja kryesore e planifikuar e Rusisë është avancimi në Bakhmut në Donbas, por komandantët po përballen me dilemën nëse do t’i vendosin rezervat operacionale aty, apo të mbrohen nga avancimet ukrainase në jug”, thuhet në raportin britanik.
Rusia, sipas Britanisë së Madhe, nuk ka arritur të grupojë shumë trupa në frontet ku aktualisht ka luftime të ashpra, derisa operacionet ushtarake nuk po ecin siç duhet.
Të mërkurën u raportua se Ukraina ka goditur me raketa caqe të reja ushtarake ruse në Krime.
Sulmet ukrainase mbi caqet ruse në Krime, kanë ngritur dyshimet e ekspertëve amerikanë se trupat ruse do të “tërhiqen” nga territoret e Ukrainës. Kjo për faktin se shumë rusë janë të pakënaqur me përfshirjen e pavullnetshme të Krimesë në luftë.
-
Inteligjenca Britanike: Rusia s’ka gjasa të përparojë në dy zonat pranë Donetskut
-
Rusia me sulmet e fundit po fsheh dështimet në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi
-
Inteligjenca britanike: Rusia humbi potencialin për t’u përballur me NATO-n
-
Inteligjenca britanike: Përparim i dobët i Rusisë drejt Donbasit