Inteligjenca e Britanisë së Madhe njoftoi të hënën se synim kyç i Rusisë mbetet pushtimi i plotë i Donbasit, ndonëse përparimi në këtë drejtim konsiderohet të jetë shumë i vogël.
Britania njoftoi në raportin e përditshëm se avancimi rus drejt Donbasit është vetëm 1 kilometër drejt Bakhmutit, e që sipas Inteligjencës, Rusia ka humbur shumë kohë në këtë drejtim.
“Pavarësisht nga veprimet për t’i frenuar lëvizjet e fundit sulmuese ukrainase, përpjekja kryesore e Rusisë në Ukrainë është operacioni në Donbas. Akset e saj kryesore të përparimit në Donbas mbeten në Avdiivka pranë qytetit të Donetsk dhe 60 km në veri, rreth Bakhmutit”, thuhet në njoftim.
Të dielën, Inteligjenca britanike shkroi se rusët po kanë probleme me pagën dhe me korrupsionin ndërmjet komandantëve.
-
Inteligjenca britanike i cilëson të dobëta sulmet ruse në tri fronte
-
Inteligjenca britanike: Rusia i angazhoi mbi 150 mijë trupa të veçanta luftarake
-
Inteligjenca britanike: Rusët po përparojnë në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusët po e arrijnë objektivin në Donbas, ukrainasit u tërhoqën
-
Inteligjenca britanike: Ofensiva ruse ka dështuar