Inteligjenca britanike njoftoi të dielën se forcat ukrainase janë tërhequr nga pozicionet e saja mbrojtëse në Sievierodonetsk të Donbasit, derisa pushtimin rus në këtë rajon e cilësoi “arritje e rëndësishme brenda objektivit të reduktuar.
Siç njofton Britania e Madhe të dielën nëpërmjet një raporti, Rusisë i kanë mbetur edhe disa objektiva për ta pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit, ndërsa avancimet e fundit po kryhen në qendrat kryesore të Kramatorskut.
“Është vetëm një nga objektivat sfiduese që Rusisë do t’i duhet t’i arrijë për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit. Pushtimi i qytetit nga Rusia është një arritje e rëndësishme brenda objektivit. Vendbanimi është një qendër e madhe industriale dhe zë pozicion strategjik në lumin Siverskyi Donets”, thuhet tutje në raport.
Ditëve të fundit, luftime të ashpra po kryhen në Kievi.
Të dielën u regjistrua një sulm me raketa në një ndërtesë në kryeqytet, derisa kryetari i Komunës, Vitali Klitschko, tha se janë regjistruar një i vdekur e dy të lënduar.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 26 June 2022
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 26, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/k7vGhVBw2Y
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/vVFHH72lXr
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Instituti Amerikan: Rusia mund të shënojë sukses të vogël në Donbas
-
Rusia tërhiqet nga Kharkivi pas kundërsulmit ukrainas
-
Inteligjenca britanike: Përparim i dobët i Rusisë drejt Donbasit
-
Inteligjenca britanike: Rusia i angazhoi mbi 150 mijë trupa të veçanta luftarake