Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca britanike: Rusët po përparojnë në Ukrainë

Forcat ruse kanë avancuar 5 kilometra në drejtim të qytetit Izium në Ukrainë, e lufta kyç për Donbasin pritet të jetë në Sloviansk, thuhet në raportin e Inteligjencës britanike, të publikuar të mërkurën.

Sipas njoftimit, forcat ruse po vazhdojnë ta konsolidojnë kontrollin mbi Lysychansk e Luhansk Oblast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në veri, Rusia ka angazhuar shumicën e njësive të mbetura nga grupet lindore të forcave. Gjatë javës së fundit, forcat ruse kanë avancuar deri në 5 kilometra të tjera poshtë rrugës kryesore nga Iziumi, përballë rezistencës jashtëzakonisht të vendosur ukrainase. Forcat ruse tani janë rreth 16 kilometra në veri të qytetit Sloviansk”, thuhet në njoftimin britanik.

Britanikët bënë të ditur se beteja kryesore për pushtimin e tërësishëm të Donbasit është ajo e Slovianskut.

Të mërkurën (6 korrik) u shënua dita e 133-të e pushtimit rus në Ukrainë.