Inteligjenca britanike njoftoi të dielën se trupat ruse kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, në përpjekje për ta “ulur moralin e popullatës dhe të qeverisë ukrainase”.
Inteligjenca shkroi se në shtatë ditët e fundit, Rusia sulmoi edhe ndaj rrjeteve elektrike dhe në një digë në lumin Inhulets në Kryvyi. Në raport u potencua se sipas Britanisë së Madhe, Rusia po përballet me pengesa në vijat e fronteve, transmetoi BBC-ja.
“Derisa po përballet me pengesa në vijat e fronteve, Rusia ka zgjeruar vendet ku është e gatshme të godasë, në përpjekje për ta minuar drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, thuhet tutje.
Gjatë së dielës u shënuan sulme ruse mbi rajonin e Dnipropetrovskit. Dy civilë u vranë, e tre të tjerë u plagosën. "Gjatë pasditës, rusët i goditën tri komunitete. Ata qëlluan me artileri të rëndë, e mbi 60 predha u drejtuan ndaj civilëve", deklaroi kreu i rajonit, Valentin Reznichenko.
-
Forcat ruse po fokusojnë sulmet në Ukrainën lindore
-
Rusia me sulmet e fundit po fsheh dështimet në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi
-
Inteligjenca britanike: Rusia po synon ta kufizojë qasjen e Ukrainës në mediumeve të pavarura
-
Ukraina shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë