Inflacioni në Spanjë arriti në nivelin më të lartë të 37 viteve, duke u rritur në 9.8% gjatë vitit të kaluar pasi çmimet e konsumit janë rritur në mbarë botën, shkruan ABC News.
Kjo shifër, më e larta që nga maji i vitit 1985, është rritje mbi normën vjetore të inflacionit prej 7.6% të raportuar në shkurt, tha të mërkurën zyra kombëtare e statistikave të vendit.
Inflacioni ishte rritur, nxitur nga çmimi i energjisë elektrike, karburantit, ushqimit dhe pijeve joalkoolike.
Rritja e çmimeve ndodhi pas muajsh inflacioni global që është përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Spanja është ndër 19 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro, e cila pati rritje rekord prej 5.8% të inflacionit në shkurt. Shtetet e Bashkuara shënuan rritje prej 7.9% për të njëjtin muaj, niveli më i lartë që nga viti 1982.
Në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez i tha Parlamentit të Spanjës të mërkurën se 73% e rritjeve të çmimeve janë për shkak të ndërprerjeve në tregjet e energjisë dhe bujqësisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin energjinë ose produktet ushqimore, u rrit me 3.4% në Spanjë, rritja më e lartë që nga shtatori 2008.