Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në vlera rekorde në eurozonë

Inflacioni në shtetet e eurozonës ka goditur në vlera rekorde këtë muaj, pasi çmimet e energjisë kanë shkundur ekonominë.

Çmimet e konsumit janë shtrenjtuar për 8.9 për qind në korrik në raport me vitin e shkuar, ka raportuar “Eurostati”, nga 8.6 për qind sa ishte në qershor.

Energjia pritet të ketë rritjen më të madhe të çmimit në korrik me rreth 40 për qind.

Por inflacioni ka prekur të gjitha sferat. Ushqimi, alkooli e duhani janë shtrenjtuar për gati 10 për qind në korrik në raport me një vit më herët. Produktet tjera industriale joenergjetike janë shtrenjtuar për 4.5 për qind.

Eurozona njihet zyrtarisht si zona që përdor euron si valutë.

Artikuj të ngjashëm