Inflacioni vjetor në Eurozonë ra në 9.2 për qind në dhjetor. Kjo është rënia e dytë radhazi e inflacionit, pas nivelit prej 10.1% të shpallur në nëntor. Sipas të dhënave të Eurostatit, arsyeja e përmirësimit të situatës ekonomike është stabilizimi i çmimeve të energjisë.
Rritja e çmimeve të konsumit ra nën 10% për herë të parë që nga tetori.
Rënia e inflacionit ishte edhe më e shpejtë nga sa prisnin analistët. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve vlen vetëm për sektorin e energjisë (energjia elektrike, gazi, nafta, etj.). Ky komponent i indeksit të inflacionit mbetet një nga treguesit më të mëdhenj vjetorë, pavarësisht rritjes prej vetëm 25.7% në dhjetor, që është më mirë se rritja e muajit nëntor prej 34.9%, sipas të dhënave të Entit Evropian të Statistikave.
Vazhdon rritja e çmimeve të ushqimeve (përfshirë alkoolin dhe duhanin), me një rritje vjetore prej 13.8% në Eurozonë (në nëntor, kjo shifër ishte në nivelin 13.6%), shkruan Euronews.
Ka vazhduar rritja e çmimeve të produkteve industriale (6.4%), si dhe rritja e çmimeve të shërbimeve (4.4%).
EdheNdër 19 vendet e Eurozonës (Kroacia u bë vendi i 20-të që iu bashkua monedhës euro më 1 janar 2023), norma vjetore më e ulët e inflacionit në dhjetor u regjistrua në Spanjë - 5.6%, e ndjekur nga Luksemburgu (6.2%) dhe Franca (6.7%). Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 9.6% në Gjermani dhe 12.3% në Itali.
Sipas të dhënave të përgjithësuara të Eurostatit, normat më të larta u regjistruan në vendet baltike - Letonia (20.7%), Lituania (20%) dhe Estonia (17.5%).