Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në Gjermani zvogëlohet në 2.3%

Inflacioni - Gjermania

Foto: Associated Press

Inflacioni në Gjermani është zvogëluar më shumë se sa pritej në muajin mars, i ndihmuar edhe nga rënia e çmimeve të energjisë, sipas të dhënave paraprake nga Zyra Federale e Statistikave.

Inflacioni në ekonominë më të madhe të Evropës ka arritur të zvogëlohet në 2.3%, niveli i tij më i ulët që nga qershori i vitit 2021, raporton Reuters.

Ekonomistët i kushtojnë vëmendje të dhënave të inflacionit në Gjermani, pasi vendi publikon shifrat e tij një ditë përpara publikimit të të dhënave të inflacionit në eurozonë.

Inflacioni i Eurozonës pritet të jetë 2.6% në muajin mars, i pandryshuar nga muaji i kaluar, sipas një sondazhi të Reutersit me ekonomistët.

Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për ta zvogëluar inflacionin.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, ka thënë se norma e inflacionit të eurozonës do të vazhdojë të zvogëlohet, ndërsa zhvillimi ekonomik do të fillojë të rritet gjatë vitit.

Edhe Inflacioni bie sërish në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për normat e interesit? Botë Inflacioni bie sërish në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për normat e interesit?

Inflacioni bazë në Gjermani, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, ishte 3.3% në muajin mars, krahasuar me 3.4% në muajin e kaluar.

Çmimet e energjisë në mars të vitit 2024 ishin 2.7% më të ulëta se në të njëjtin muaj të një viti më parë.