Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në SHBA po ngadalësohet

Rritja e çmimeve në Shtetet e Bashkuara vazhdoi muajin e kaluar, por një rënie e lehtë e çmimeve të derivateve rezultoi në një ngadalësim të inflacionit, shkruan BBC.

Departamenti Amerikan i Punës njoftoi se norma e inflacionit në korrik ishte 8.5 për qind, që është më e ulët se muaji i kaluar kur norma ishte 9.1 për qind. Në ndryshim nga çmimet e derivateve, çmimi i shumë mallrave dhe shërbimeve vazhdoi të rritet, përfshirë ushqimin dhe qiranë.

Shkalla e punësimit në SHBA mbetet e lartë, por tregues të tjerë ekonomikë, si konsumatori dhe biznesi, nuk janë të mirë. Është në veprim rritja më e shpejtë e inflacionit që nga fillimi i viteve ‘80.

Vitin e fundit çmimet e ushqimeve janë rritur me 13.1 për qind, që është rritja më e lartë vjetore që nga viti 1979. Përveç ushqimit dhe qirasë, edhe shërbimet mjekësore janë më të shtrenjta.

Muajin e kaluar, derivatet ishin më të lira me 7.7 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Të dhënat e çmimeve në SHBA janë më të mira se sa pritej. Rritja e çmimeve të nevojave është shkaktuar nga një kombinim i rrethanave jo të mira ekonomike - pandemia e koronavirusit, agresioni rus kundër Ukrainës, rritja e kërkesës e të tjera.

Artikuj të ngjashëm