Inflacioni në SHBA është rritur në nivelin më të lartë në katër dekada, sipas shifrave të reja që shtojnë presionin për rritje të normave të interesit në ekonominë më të madhe në botë.
Inflacioni i çmimeve të konsumit ka arritur në 7.5% në janar sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës (BLS), duke intensifikuar një shtrëngim mbi konsumatorët dhe duke zhdukur vlerën e rritjes së pagave.
Shifra e fundit, e cila ishte pak më e lartë se sa pritej dhe u rrit nga 7% në dhjetor, vjen përpara një rritjeje të pritshme të normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së muajin e ardhshëm.
Është norma më e lartë e inflacionit që nga shkurti i vitit 1982 dhe për të katërtin muaj radhazi që është matur mbi 6%. Në janar 2021 ajo qëndroi në vetëm 1.4%.
Mungesa e furnizimeve dhe punëtorëve, si dhe programet bujare të ndihmës federale gjatë pandemisë, plus normat e interesit shumë të ulëta dhe shpenzimet e forta të konsumatorit janë kombinuar për të nxitur spiralen e çmimeve.
Edhe
Inflacioni në SHBA arrin në 4,2%, niveli më i lartë në tre vjet
Normat e interesit janë mbajtur afër zeros në përpjekje për të mbrojtur ekonominë dhe tregjet nga ndikimi i pandemisë.
Por shifra e fundit forcoi pritshmëritë në lidhje me rrugën e rritjes së normave këtë vit dhe spekulimet e tregut se ato mund të nisnin me një rritje prej 0.5 pikë përqindjeje në vend të një serie më në rritje prej 0.25 pikë përqindjeje.