Banka Qendrore Amerikane ka ngritur normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjetët e fundit, që është një nga mënyrat që ata duan të stabilizojnë inflacionin dhe rritjen e çmimeve, shkruan BBC.
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, rritja e dhjetë në 14 muajt e fundit. Ata sinjalizuan se rritja e normës së interesit mund të jetë e fundit, të paktën tani për tani.
Lëvizjet e shtynë normën standarde në mes 5 dhe 5.25 për qind - nga afër zeros në mars 2022.
Normat më të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në ekonominë më të madhe në botë, kanë nxitur ngadalësim në disa sektorë dhe kanë luajtur rol në kolapset e fundit të tre bankave amerikane.
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, e quajti këtë një “ndryshim të rëndësishëm”, megjithatë, refuzoi të përjashtonte veprime të mëtejshme.
Edhe
Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit në Eurozonë
Banka filloi të rrisë në mënyrë agresive normat e interesit vitin e kaluar kur çmimet në SHBA u rritën me ritmin më të shpejtë në dekada.
Bankat qendrore në mbarë botën, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Evropën, kanë marrë masa të ngjashme. Edhe në Kosovë është paralajmëruar sërish shtrenjtim i normës së interesit.