Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja bën rritjen më të madhe të kamatave në 22 vjet

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rritjen më të madhe të normës së interesit në kredi dy dekadat e fundit, si lëvizje për të luftuar ngritjen e shpejt të çmimeve.

Sistemi qendror bankar në SHBA ka thënë se po e rrit normën e interesit me gjysmë pikë përqindjeje, në një interval në mes 0.75 për qind deri 1 për qind, pas rritjes që ndodhi në muajin mars.

Me inflacionin në vlera rekorde në 40 vjetët e fundit, priten edhe shtrenjtime tjera.

Lëvizja shënon përpjekjen më të re për të parandaluar shtrenjtimin që po vërehet në gjithë botën.

Ngritje të kamatave ka pasur në Indi, ndërsa lëvizje ka pasur edhe në Australi e në Angli.

“Inflacioni është shumë i lartë dhe i kuptojmë vështirësitë që po i sjell”, ka thënë shefi i sistemit qendror bankar, Jerome Powell. “Po lëvizim në mënyrë të shpejtë për ta ulur”.

Edhe Rritet norma e interesit në SHBA, më e larta në 16 vjetët e fundit Botë Rritet norma e interesit në SHBA, më e larta në 16 vjetët e fundit

Duke rritur normat, bankat do t’i bëjnë më të shtrenjta kreditë për njerëzit, bizneset e qeveritë. Kjo pritet, sipas ekspertëve, të ulë kërkesën për mallra e shërbime, duke ulur edhe çmimet. Por veprimet mund të nxisin një rënie ekonomike, kanë paralajmëruar ata si rrezik që mund të pasojë.

Vendimi do të bëjë që bankat të marrin hua nga Banka Qendrore me norma interesi prej 0.75 deri 1 për qind, duke nxitur kosto më të larta që do të rrjedhin te konsumatorët me kredi me hipoteka, karta të kreditit e kredi tjera.