Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur normat e interesit për herë të parë në më shumë se 11 vjet, teksa përpiqet të kontrollojë inflacionin në rritje të eurozonës, shkruan BBC.
Kjo Bankë ka rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind të enjten dhe planifikon rritje tjera më vonë gjatë vitit.
Normat kanë qenë negative që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në BQE.
Çmimet e konsumit u rritën me një normë rekord prej 8.6 për qind në 12 muajt deri në qershor.
Kjo është shumë më lartë se sa objektivi i bankës që parashikoi rritje prej 2 për qind.
Edhe
Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit në Eurozonë
Disa banka qendrore, duke përfshirë Bankën e Anglisë, kanë rritur normat ndërsa rritja e çmimeve vazhdon të përshpejtojë.
Rritja e kostove të energjisë, karburantit dhe ushqimit po rrit inflacionin, duke ushtruar presion mbi familjet në vështirësi.