Një burrë në Indi u vaksinua me dozën kundër COVID-19 të paktën tetë herë vitin e kaluar, thonë zyrtarët shëndetësorë.
Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, pretendon se ka marrë 11 doza të vaksinës në Bihar.
Ai ka thënë se dozat e kanë ndihmuar që të heqë qafe dhimbjet dhe të qëndrojë i shëndetshëm. Ai pohoi se nuk ka përjetuar ndonjë efekt anësor.
Mandal përfundimisht ndaloi të merrte dozën që ai pretendon se është e 12-a, javën e kaluar.
Një hetim po zhvillohet për të kuptuar si Mandal i cili jeton në distriktin Madhepura, arriti të marrë disa doza, raporton BBC.
Edhe
Gjermani mori 217 vaksina anti-COVID
“Tashmë ne kemi gjetur prova se Mandal mori tetë doza nga katër vende”, ka thënë kirurgu Amarendra Pratap Shahi.
Që nga fillimi i vaksinimit më 16 janar vitin e kaluar, India filloi administrimin e dy vaksinave, Covieshield dhe Covaxin.
-
30 nxënës në Indi vaksinohen kundër COVID-19 me një shiringë të vetme
-
Vaksinat anti-COVID shpëtuan 20 milionë jetë në vitin e parë, thonë shkencëtarët
-
60-vjeçari dyshohet se u vaksinua 90 herë për t’i shitur kartelat e vaksinimit
-
“Mjaftohen” me dozën e parë, 100 milionë indianë s’e morën dozën e dytë fare