Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

30 nxënës në Indi vaksinohen kundër COVID-19 me një shiringë të vetme

Shiringa  vaksina COVID-19

Një zyrtar shëndetësor po hetohet se ka vaksinuar 30 nxënës me një shiringë të vetme në shtetin qendror indian Madhya Pradesh, raporton BBC.

Incidenti ka ndodhur në një shkollë në qarkun Sagar ku fëmijëve po u administroheshin vaksina anti-COVID.

India ka administruar mbi 2.03 miliardë vaksina anti-COVID deri më tash.

Në Indi ka pasur disa raste në të kaluarën ku një shiringë është përdorur disa herë në spitale për shkak të mungesës së pajisjeve.

Jitendra Rai, që kishte vaksinuar fëmijët, i tha mediave se i ishte dhënë vetëm një shiringë nga departamenti mjekësor dhe se ka ndjekur vetëm urdhrat.

Prindërit që kishin përcjellë fëmijët e tyre e vërejtën këtë çështje dhe e raportuan te autoritetet e shkollës.

Kur autoritetet shtetërore arritën në shkollë, Rai ishte larguar nga shkolla dhe kishte ndalur celularin.

Edhe Indiani pretendon se mori 12 doza të vaksinës anti-COVID, zyrtarët konfirmojnë tetë Botë Indiani pretendon se mori 12 doza të vaksinës anti-COVID, zyrtarët konfirmojnë tetë

Departamenti Shëndetësor i Madhya Pradeshit ka hapur rast ndaj tij për neglizhencë.

Po ashtu është nisur hetim ndaj zyrtarit përgjegjës për të shpërndarë pajisjet.

Opozita ka nisur të bëjë thirrje për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë në këtë shtet pas incidentit.