Më shumë se 100 milionë indianë nuk janë paraqitur për të marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, duke nxitur shqetësime për një shpërthim të ri për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit.
Pos që shtohen rreziqet për t’u infektuar, India mbetet larg caqeve për të vaksinuar të gjithë të rriturit deri më 31 dhjetor.
“E kemi parë këtë vetëkënaqësi me pacientët me tuberkulozë. Nisin të marrin ilaçet dhe pas pak javësh, ndihen më mirë dhe ndalen me ilaçe edhe pse u duhet t’i marrin për gjashtë muaj. I njëjti mentalitet është edhe me vaksinën. Jam i sigurt se ata mendojnë që një dozë mjafton sepse askush s’po sëmuret”, ka thënë një punëtor shëndetësor, raporton “The Guardian”.
Mansukh Mandaviya, ministri i Shëndetësisë, ka apeluar të adresohet sa më shpejtë kjo çështje. Nga muaji i ardhshëm, ai ka thënë se mjekët do t’i vizitojnë të gjithë ata që refuzojnë dozën e dytë.
Shifra prej 103.4 milionë dozash të dështuara vjen një javë pasi India festoi administrimin e një miliard dozave. Ky shtet ka vaksinuar 725 milionë njerëz me dozën e parë, dhe 316 milionë me të dyja dozat.
-
India arrin shifrën e një miliard vaksinave anti-COVID
-
India po përballet edhe me mungesë vaksinash
-
India, shteti më i shpejtë që administron 100 milionë doza të vaksinave anti-COVID
-
Në 24 orët e fundit vetëm 572 qytetarë morën dozën e parë, në javën e fundit 2557
-
Vaksinimi funksionon: Nga 51 mijë të vdekur në Britani, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar