India ka thënë se është bërë vendi më i shpejtë në botë që administroi më shumë se 100 milionë doza të vaksinave anti-COVID, mes një vale të rritur të infeksioneve.
India e arriti këtë shifër për 85 ditë, ndërsa SHBA-ja për 89 ditë dhe Kina për 102 ditë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Por vendi raportoi një rritje rekord ditore me mbi 150 mijë raste pozitive - dhe më shumë se 800 vdekje të reja.
Dhe ka raporte që vaksinimi i madh nuk po ka efektet e pritura.
Në Indi, të gjithë personat e moshës mbi 45 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën nëpër qendrat e vaksinimit dhe spitalet. Dozat më të mëdha deri më tani u janë dhënë punëtorëve të vijës së frontit me pandeminë dhe mbi personave mbi 60 vjeç.
Edhe
“Mjaftohen” me dozën e parë, 100 milionë indianë s’e morën dozën e dytë fare
India synon të vaksinojë deri në 250 milionë persona deri në qershor të këtij viti.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet aziatik ka raportuar për më shumë se 167.000 të vdekur dhe mbi 12 milionë të prekur si pasojë e COVID-19, duke u bërë kështu shteti i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Brazilit.