Përpos rasteve të shumta pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi, India është duke u përballur me mungesë vaksinash. Ndonëse kishte planifikuar vaksinim primar të shërbyesve shëndetësorë dhe të personave mbi 45 vjeç, ky shtet ka mungesë të brendshme të vaksinës së AstraZenecas. Mosfurnizimi me vaksina ka lënë rreth 13 milionë banorë të moshave të ndryshme pa marrë vaksinën, ndonëse ishin regjistruar në listat për vaksinim, shkruan BBC.
India ditëve të fundit po përballet me krizë të madhe si pasojë e koronavirusit. Pothuajse të gjitha spitalet janë para kolapsit për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar. Ndërkohë, brenda 24 orëve, regjistrohen rreth 400.000 raste të reja me COVID-19 dhe afro 3.000 vdekje. Autoritetet si zgjidhje të vetme për menaxhimin e personave të vdekur kanë gjetur krematoriumin apo djegien e trupave.
Përktheu: E.B.
-
Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet