Një 60-vjeçar në Gjermani po dyshohet se u vaksinua “dhjetëra herë” kundër koronavirusit për t’i shitur kartelat e vaksinimit te njerëzit që nuk duan të vaksinohen, raportoi APNews të dielën.
Burri nga Magdeburgu i Gjermanisë, emri i të cilit nuk u publikua për shkak të privatësisë, thuhet se i ka marrë 90 doza të vaksinës anti-COVID ne qendrat e vaksinimit për disa muaj. Ai u arrestua nga autoritetet policore, por u lirua më pas për të nisur një hetim për veprën “lëshim i paautorizuar i kartelave të vaksinimit dhe falsifikim të dokumenteve”.
60-vjeçari u kap në një qendër vaksinimi kur po vaksinohej për të dytën ditë radhazi.
Policia ia ka konfiskuar disa dokumente të vaksinimit. Nuk dihet se çfarë ndikimi mund të kenë pasur 90 vaksinat në shëndetin e burrit.
-
Gjermani mori 217 vaksina anti-COVID
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Gjermania përballet me rritje të numrit të certifikatave të falsifikuara të vaksinimit
-
Indiani pretendon se mori 12 doza të vaksinës anti-COVID, zyrtarët konfirmojnë tetë
-
Mashtrime me certifikata vaksinimi në Zvicër