Policia në Gjermani po heton mijëra raste të falsifikimeve të dyshuara të certifikatave të vaksinës anti-COVID.
Të dhënat nga 16 zona treguan se mbi 12 mijë hetime janë hapur në vend.
Dpa raportoi se numri u rrit në dhjetor pasi autoritetet njoftuan për kufizime të reja që të pavaksinuarit mbeteshin jashtë eventeve publike.
Ata që morën certifikata false ose i pajisën të tjerët me këto certifikata mund të përballen me dënime, nga gjobat deri te dënimet me burgim apo humbje të punës.
Gjermania pritet të fillojë debatimin për ta bërë vaksinimin të detyruar gjatë muajve në vijim.
Gati 73% e popullsisë së Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, me gati 48% me doza përforcuese.
Artikuj të ngjashëm
-
60-vjeçari dyshohet se u vaksinua 90 herë për t’i shitur kartelat e vaksinimit
-
Përfituan nga ndihmat e COVID-19, Gjermania nis hetimin ndaj afro 27 mijë rasteve
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Rekord infektimesh me COVID-19 në Gjermani
-
Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19