Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ikja nga Koreja e Veriut në kërkim të nënës

Një mbrëmje, pesë vjet pas takimit të fundit me prindërit në stacion, u lirua. Me lehtësi i shkoi në krevat dhe e përqafoi. Ajo ishte shumë e lumtur. Jeta mund të niste përsëri. Mirëpo tri ditë më vonë, ai vdiq. Koha në burg ia kishte shoshitur shëndetin.

Songmi Park me gishtërinj preku ujin e lumit teksa po bëhej gati ta kalonte. E dinte se duhej të kishte frikë. Lumi ishte i thellë dhe rryma ishte e fortë. Nëse do të kapej nga ushtria, e dinte se do të dënohej, ndoshta edhe pushkatohej. Mirëpo dëshira për ta kaluar lumin ishte më e fortë se frika. Po largohej nga Koreja e Veriut në kërkim të nënës, e cila e kishte braktisur kur ajo ishte fëmijë.

Kur Songmi hyri në ujin e akullt, i dukej sikur po fluturonte. Qe 31 maji i vitit 2019. “Si mund të harroj ditën më të mirë dhe më të keqe të jetës sime?”, thotë ajo.

Ikja nga Koreja e Veriut është gjë e rrezikshme dhe e vështirë. Në vitet e fundit, diktatori Kim Jong-Un ka qenë i tmerrshëm për ata që kanë tentuar të ikin. Pastaj në muajt e parë të pandemisë, ai mbylli kufijtë, duke e bërë Songmin, atëherë 17-vjeçare, si një prej njerëzve më të fundit që kanë arritur të ikin.

Kjo ishte hera e dytë që Songmi kishte kaluar Lumin Yalu, që ndanë Korenë e Veriut nga Kina. Lumi shërben si rruga më e lehtë për ikjen nga shteti diktatorial.

Herën e parë e ndjente se ishte e mbështjellë për shpinën e nënës si fëmijë. Ato kujtime i duken si të ishin dje.

Edhe Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe Botë 3 d. më parë Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe

Asaj i kujtohet se ishin fshehur në fermën e një të afërmi në Kinë. Policia shtetërore ishte në kërkim të tyre. I kujtohet nëna dhe babai që u luteshin policëve që të mos i kthenin mbrapshtë. “Më dërgoni mua në vend të tyre”, kishte thënë i afërmi. Pastaj policia e kishte rrahur deri në përgjakje.

Mirëpo ata i kthyen në Korenë e Veriut. I kujtohet babai i prangosur. I kujtohet edhe stacioni i trenit nga i cili prindërit ia transportuan në një burgjeve më famëkeqe të Koresë së Veriut. Ishte katërvjeçare.

Vdekja e babait

Songmi ishte dërguar për të jetuar me gjyshërit në Musan, qytet një orë e gjysmë nga kufiri me Kinën. Shkuarja në shkollë nuk ishte opsion, i tha gjyshi. Arsimimi është falas në Korenë Komuniste, por familjet shpesh korruptojnë mësuesit dhe gjyshërit e Songmis nuk kishin para për këtë.

Në vend se të kalonte fëmijërinë duke bredhur nëpër lëndina, ajo kujdesej për lepujt në fermën e gjyshit. Shpesh sëmurej, edhe gjatë verës. “Nuk haja shumë dhe imunitetin e kisha të dobët. Mirëpo kur këndellesha, gjyshërit gjithmonë më linin diçka për të ngrënë”, thotë ajo.

Një mbrëmje, pesë vjet pas takimit të fundit me prindërit në stacion, u lirua. Me lehtësi i shkoi në krevat dhe e përqafoi. Ajo ishte shumë e lumtur. Jeta mund të niste përsëri. Mirëpo tri ditë më vonë, ai vdiq. Koha në burg ia kishte shoshitur shëndetin.

Kur nëna e Songmit, Myung-hui, u kthye në shtëpi një javë më vonë dhe mësoi për vdekjen e bashkëshortit, gjendja e saj u përkeqësua. Ajo e mori vendimin e paimagjinueshëm. Përsëri tentoi të ikte nga Korja e Veriut. Kësaj herë, fikall.

Në ditën kur nëna po largohej, Songmi thotë se e ndiente se diçka ishte ndryshe. Nëna ishte veshur çuditshëm, me rrobat e gjyshes. “Nuk e dija se çfarë po planifikonte, mirëpo e dija se po të largohej, nuk do ta shihja për një kohë të gjatë”, thotë ajo. Kur nëna po dilte nga shtëpia, Songmis i kujtohej se ishte fshehur nën jorgan dhe kishte filluar të qante.

Dhjetë vjetët e ardhshëm ishin më të vështirat për të.

Pas dy vjetësh vdiq babagjyshi. Ishte e vetme në moshën 10-vjeçare dhe po kujdesej për gjyshen që dergjej në shtrat. Nuk kishte asnjë cent. “Një nga një familja po zhdukej. Ishte e frikshme”.

Në kohë dëshpërimi, nëse dini çfarë të kërkoni, malet e dendura të Koresë së Veriut mund të ofrojnë ushqim të pakët. Çdo mëngjes Songmi fillonte ecjen dyorëshe deri në male, në kërkim të bimëve për të ngrënë dhe shitur. Disa barishte mund të shiteshin si ilaç në tregun e saj lokal, por fillimisht ato duhej të laheshin, të shkurtoheshin dhe të thaheshin me dorë, që do të thotë se ajo punonte deri natën vonë.

“Nuk mund të punoja apo të planifikoja për nesër. Çdo ditë përpiqesha të mos vdisja nga uria, të mbijetoja ditën”, thotë ajo.

Vetëm 300 milje larg, Myung-hui kishte mbërritur në Korenë e Jugut.

Pasi udhëtoi për një vit nëpër Kinë dhe më pas në Laosin fqinj, më pas në Tajlandë, ajo arriti në një ambasadë të Koresë së Jugut.

Qeveria e Koresë së Jugut, e cila ka marrëveshje për rivendosjen e të arratisurve koreano-veriorë, e çoi atë në Seul. Ajo u vendos në qytetin industrial të Ulsanit në bregun jugor. E dëshpëruar për të fituar para aq sa të mund të paguante për arratisjen e vajzës së saj, ajo pastronte brendësinë e anijeve në një fabrikë anijesh çdo ditë pa pushim. Arratisja nga Koreja e Veriut është e shtrenjtë. Kërkon ndërmjetës që mund të ndihmojë për të kapërcyer pengesat dhe para për të korruptuar këdo që i pengon.

Natën, Myung-hui ulej vetëm në errësirë dhe mendonte për vajzën e saj, për atë që po bënte dhe si dukej. Ditëlindjet e Songmit ishin më të vështirat. Ajo merrte kukullën nga dollapi dhe fliste me të, duke pretenduar se ishte vajza e saj, duke kërkuar një mënyrë për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre.

Ndërsa nëna e Songmit rrëfen kohën e tyre të ndarë, nga siguria e tavolinës së kuzhinës, ajo fillon të qajë. Vajza e saj e ledhaton krahun. "Mos qaj, i gjithë grimi yt i bukur po prishet”, thotë ajo.

Pasi i pagoi një ndërmjetësi 17,000 mijë funte, Myung-hui më në fund ishte në gjendje të organizonte arratisjen e vajzës së saj. Papritur, dekada e pritjes së Songmit, me shpresën që po zbehej, përfundoi.

Edhe Myung-bo flet publikisht: Duhej ta ruaja familjen Botërori 2026 2 j. më parë Myung-bo flet publikisht: Duhej ta ruaja familjen

Pasi kaloi lumin Yalu në Kinë, ajo qëndroi e fshehur, duke lëvizur fshehurazi mes vendeve gjatë natës, nga frika se mos kapej edhe një herë. Ajo hipi në një autobus mbi male dhe në Laos, ku u strehua në një kishë, përpara se të shkonte në ambasadën e Koresë së Jugut. Ajo fjeti në ambasadë edhe për tre muaj të tjerë, para se të dërgohej në Korenë e Jugut. Kur mbërriti, kaloi muaj në një strukturë zhvendosjeje, e cila është tipike për të arratisurit koreano-veriorë. I gjithë udhëtimi zgjati një vit, por Songmis iu duken si 10 vjet.

Takimi me nënën

Më në fund, të ribashkuara, ajo dhe nëna e saj ulen duke ngrënë tasa me petë të bëra vetë nga Myung-hui, supë pikante dhe e ftohtë.

Pjata klasike e Koresë së Veriut është e preferuara e Songmi. Në ndryshim nga faji i nënës së saj, Songmi rrezaton një energji infektive. Ajo qesh dhe bën shaka ndërsa ngushëllon nënën e saj, duke fshehur çdo shenjë të traumës së saj të fëmijërisë.

“Një ditë para se të lirohesha nga qendra e zhvendosjes, isha shumë nervoze. Nuk isha e sigurt se çfarë do t'i thosha nënës sime”, thotë ajo. “Doja të dukesha bukur para saj, por kisha shtuar kaq shumë peshë gjatë dezertimit dhe flokët e mi ishin rrëmujë”.

“Unë isha vërtet nervoz gjithashtu”, pranon Myung-hui.

Në fakt Myung-hui nuk e njohu vajzën e saj, të cilën e kishte parë për herë të fundit kur ishte tetë vjeç. Tani ajo po takonte si 18-vjeçare.

“Këtu ajo ishte para meje, kështu që unë thjesht pranova se kjo duhet të jetë ajo”, thotë Myung-hui. “Kishte aq shumë që doja të thosha, por fjalët nuk dilnin. Thjesht e përqafova dhe i thashë: “Bravo, ke kaluar kaq shumë për të arritur këtu”.

Songmi thotë se mendja e saj u zbraz. “Ne vetëm qamë dhe u përqafuam për 15 minuta. I gjithë procesi ndihej si ëndërr”.

Ndërsa Songmi dhe nëna e saj punojnë për të ndërtuar marrëdhënien e tyre nga e para, ka një pyetje që Songmi nuk ka marrë kurrë guximin për ta bërë. Është një pyetje që ajo ia bën vetes çdo ditë që kur ishte tetë vjeç.

Arsyet e largimit

Tani, ndërsa ata hanë pjesën e mbetur të drekës së tyre, ajo me kujdes i lejon fjalët të shpëtojnë. “Pse më braktise?”

Me nervozizëm, Myung-hui fillon të shpjegojë. Arratisja e tyre e parë ishte ideja e saj. Si mund të kthehej atëherë nga burgu në shtëpi për të jetuar me vjehrrit e saj, duke i kujtuar çdo ditë se kishte shpëtuar, kur djali i tyre kishte vdekur? Ajo nuk kishte para dhe nuk mund të shihte një mënyrë që ajo dhe Songmi të mbijetonin vetëm.

“Doja të të sillja, por ndërmjetësi tha që nuk ka fëmijë”, thotë ajo. “Dhe, nëse do të na kapnin përsëri, do të vuanim të dyja. Kështu që i kërkova gjyshes tënde të të shikonte për një vit”.

“E kuptoj”, thotë Songmi, me sytë e saj të hedhur poshtë. “Një vit u bë 10”. “Po”, pohon nëna e saj.

“Atë mëngjes që u largova, këmbët nuk më lëviznin, por gjyshi yt më nxitoi, më tha të dilja, dua ta dish, nuk të braktisa, doja të të siguroja një jetë më të mirë. Kjo dukej si zgjedhja e duhur”.

Kjo zgjedhje mund të duket e paimagjinueshme për këdo që jeton jashtë Koresë së Veriut. Por këto janë vendimet dhe rreziqet që njerëzit duhet të marrin për të shpëtuar – dhe kjo po bëhet më e ashpër. Qeveria, nën udhëheqjen e Kim Jong Un, ka rritur sigurinë përgjatë kufirit dhe ka vendosur dënime më të ashpra për ata që kapen duke u përpjekur të arratisen.

Para vitit 2020, më shumë se 1 mijë koreano-veriorë arrinin në Korenë e Jugut çdo vit. Në vitin 2020, vitin kur erdhi Songmi, numri kishte rënë në 229.

Edhe Kapiteni i Koresë së Jugut kërkon falje për eliminimin Botërori 2026 3 j. më parë Kapiteni i Koresë së Jugut kërkon falje për eliminimin

Kur shpërtheu pandemia në fillim të atij viti, Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj dhe ndaloi njerëzit të udhëtonin. Ushtarët përgjatë kufirit u urdhëruan të qëllonin dhe të vrisnin këdo që shihnin duke u përpjekur të arratiseshin.

Përktheu: Gent Mehmeti