Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

IDF-ja thotë se e zbuloi një tunel të Hezbollahut që çonte në Izrael

Ndertesat e shkaterruara ne Bejrut

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraelit thotë se është zbuluar një tunel i Hezbollahut që kalonte 10 metra nga Libani në Izrael, raporton “BBC”. 

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka thënë se tuneli ishte gjetur disa muaj më parë kur u bllokua, pa dalje në Izrael. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në platformën “X”, ai tha se “tuneli ishte plotësisht operacion”, derisa arritën trupat izraelite në atë zonë. 

“Ushtarët kontrolluan dhe zbuluan armë, pajisje shpërthyese dhe raketa anti-tank. IDF vazhdon operacionin tokësor dhe sulmet ajrore në jug të Libanit, me synim për të degraduar dhe dëmtuar aftësitë e organizatës terroriste Hezbollah”, ka shkruar Hagari.