Policia dhe mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e sulmuesit të tretë në Londër.
Sulmuesi i tretë është Youssef Zaghba, me origjinë marokene-italiane. Por megjithatë policia britanike kanë refuzuar ta konfirmojnë emrin e tij.
Youssef Zaghba gjatë vitit të kaluar është ndaluar nga autoritetet në Bolonjë pasi kishte marrë rrugën për në Siri.
Dy sulmuesit tjerë ishin Khuram Butt, i lindur në Pakistan, 27 vjeçar dhe Rachid Radouane, 30 vjeçar, nga Barking, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.