Policia britanike ka bërë publik emrat e dy prej tre sulmuesve në Londër, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Khuram Butt, 27 vjeçar, ishte i martuar, kishte fëmijë dhe për disa vite me radhë jetonte në Barking.
Sulmuesi tjetër ishte 30-vjeçari Rachid Redouane.
Këta të dy dhe i dyshuari i tretë që shpejt do i bëhet publik emri u qëlluan nga policia, pasi vranë 7 persona dhe plagosën 48 tjerë.
Policia ka bërë të ditur se Butt ishte shtetas britanik që vinte nga Pakistani, ndërsa Redouane, i cili gjithashtu jetonte në Barking të Londrës, ishte maroken-libian.