Francis Clifford Smith i shpëtoi tetë herë ekzekutimit, duke u bërë i burgosuri që qëndroi më gjatë në një burg në SHBA. Por, ai vdiq në moshën 101 vjeç
Ai u dënua për vrasje në vitin 1950 kur ishte 25 vjeç, megjithëse deklaronte vazhdimisht se ishte i pafajshëm, shkroi BBC.
Smith ishte u akuzua në vitin 1949 për vrasjen e Grover Hart, një roje nate në një klub në Connecticut. Ai ishte një nga dy burrat që u arrestuan për vrasjen, por tjetri pranoi një marrëveshje pranimi fajësie dhe dha dëshmi kundër Smithit, i cili më vonë u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë
Çështja e fajësisë së Smithit dhe provat mbi të cilat ai u dënua janë vënë në pikëpyetje përgjatë viteve, kryesisht për shkak të tërheqjes së deklaratave nga dëshmitarët dhe kur një i burgosur tjetër deklaroi se ai e kishte kryer vrasjen.
Një prej hetuesve që e kishte marrë në pyetje Smithin më vonë pati deklaruar se besonte se Smithi ishte i pafajshëm.
Këto dyshime i siguruan atij shpëtimin nga ekzekutimet e njëpasnjëshme.
Më 1954, dënimi me vdekje ndaj tij u ndryshua në burgim të përjetshëm.
Edhe
Armëpushimi i Gazës i shpëton testit të parë
Smithi ishte i burgosur për më shumë se 70 vjet – përjashtuar disa periudhave lirie.
Ai ishte arratisur nga burgu më 1967 por u kap 12 ditë më vonë. Më 1975 ai u lirua me kusht dhe ishte jashtë burgut rreth 10 muaj, por më pas u arrestua për vjedhje dhe armëmbajtje, që ishin shkelje e lirimit të tij.
Në fund të jetë Smith vuante edhe nga demenca dhe probleme shëndetësore të lidhura me moshën.
-
Ushtria izraelite e pranon se kishte sulmuar veturën me 5-vjeçaren Hind Rajab në Gazë, nis hetimet
-
Zelensky shkarkon një zyrtare presidenciale mes raportimeve për hetime për korrupsion
-
Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion
-
Kryeparlamentari i Iranit thotë se një rend i ri po merr formë në rajon