Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Christa Pike del nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar

Christa Pike

E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, është liruar nga spitali dhe është kthyer në burg, dhjetë ditë pasi i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar me injeksion vdekjeprurës.

50-vjeçarja është rikthyer në burgun e shtetit të Tennesseet, ku ka kaluar 30 vjetët e fundit. Avokatët njoftuan të shtunën se ajo po vazhdon të marrë kujdes mjekësor në burg.

Pike i mbijetoi dy injeksioneve me pentobarbital më 30 shtator, gjatë një tentative për ekzekutimin e saj, pas së cilës mbeti në gjendje kritike. Në fillim të kësaj jave, asaj iu kthye vetëdija dhe nisi të fliste, duke habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe avokatët e saj.

“Ajo është mirënjohëse ndaj ekipeve të emergjencës dhe personelit mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e avokatëve të saj.

Rasti i Pikes konsiderohet i pazakontë, pasi ajo besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar një tentative ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës. Ende nuk dihet nëse autoritetet e Tennesseet do të tentojnë ta ekzekutojnë sërish.