Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjohet dhe flet personi që i mbijetoi përpjekjes për ekzekutim me injeksion

Christa Pike

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është e vetëdijshme dhe flet pasi i mbijetoi një përpjekjeje të dështuar ekzekutimi javën e kaluar, thanë avokatët e saj.

Pike, 50-vjeçare, vazhdon të jetë nën kujdes intensiv ndërsa është e prangosur në spital, thanë avokatët e saj.

Pike, e cila u dënua me vdekje pasi vrau Colleen Slemmer në vitin 1995, u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse të mërkurën e kaluar në Tennessee. Ajo u dërgua në spital, ku mbeti pa ndjenja për ditë të tëra.

Ekspertët dhe ekipi i saj ligjor thonë se shërimi i saj është i pashembullt.

Besohet se ajo është personi i vetëm që i mbijeton injeksionit vdekjeprurës.

Edhe Christa Pike del nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar Botë Christa Pike del nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar

Kriminologja Deborah Denno tha se është “absolutisht e habitur” që Pike ishte e vetëdijshme dhe fliste.

Janë shtatë raste të tjera kur të burgosurit u mbijetuan ekzekutimeve, por në ato raste, ekzekutorët nuk ishin në gjendje të injektonin asgjë në venat e të burgosurve. Pike është i vetmi person për të cilin është injektuar një lloj toksine, tha ajo.