Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“I kam humbur 11 anëtarë të familjes”, afganët flasin për tërmetin vdekjeprurës

“I kam humbur katër nuse të djemve, katër djem dhe nipërit. S'kam asgjë tjetër të them. I kam humbur 11 anëtarë të familjes sot”, ka thënë Taj Mohammad, banor i fshatit Herat në Afganistan, pasi tërmeti shkaktoi mijëra viktima.

Dridhjet që u regjistruan të shtunën (7 tetor) shkatërruan edhe shumë shtëpi e vendbanime, e shumë banorë të tjerë ende kanë ngelur nën gërmadha.

Banorët thanë se secila shtëpi ka të paktën 3-4 të vdekur, ka raportuar BBC-ja.

“Nëpër fshat secila familje ka disa të vdekur dhe të gjitha shtëpitë janë shkatërruar. Secila shtëpi i ka 3-4 të vdekur”, është shprehur një burrë i quajtur Ataullah.

Fshatarët ende po përdorin lopata dhe duar për t’i kërkuar mbi 500 persona të zhdukur, thuhet në një raport të OKB-së.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë, ndërsa komunikimi dhe transportimi i të lënduarve ka qarkulluar vetëm nga e hëna, pasi zona ishte e Heratit ishte tërësisht e shkatërruar.