I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “humanitar”, gjatë takimit që ka zhvilluar me të të mërkurën.
Witkoff është pritur nga Putini në Rusi, pas një takimi që ka pasur të martën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Oslo të Norvegjisë, në përpjekjet e tij për paqe në Ukrainë.
“Ju flisni kaq shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si një humanitar. Ju jeni gjithashtu një humanitar, zotëri, dhe unë e përshëndes këtë, ju përgëzoj dhe ju falënderoj përsëri”, janë fjalët me të cilat Witkoff i është drejtuar Putinit në takim.
Insane shit happening in Moscow right now….one of Trump’s chief bootlickers, @SEPeaceMissions Witkoff, is out there calling Putin a "humanitarian" 🙄 pic.twitter.com/NzJBCEASHD
— Wu Tang is for the Children (@WUTangKids) October 21, 2026
Ai po ashtu e ka falënderuar Putinin për marrëveshjen e arritur me Uashingtonin në fillim të këtij muaji për të importuar naftë ruse, duke thënë se Trumpi ishte "thellësisht mirënjohës" për të.
Dërgesa e parë sipas marrëveshjes do të largohet nga Rusia "brenda dy deri në tre ditësh", ka thënë ndërkaq Putini gjatë takimit, siç citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Marrëveshja për naftë e ka zemëruar Zelenskyn dhe ka shkaktuar përkeqësim të marrëdhënieve javëve të fundit, gjatë të cilave Trumpi ka pezulluar një numër sanksionesh dhe ka thënë se ishte koha që Ukraina të zgjedhë një udhëheqës të ri.
Ndërkohë, Rusia ka liruar të mërkurën një amerikan 74-vjeçar, të cilin po e mbante prej katër vjetësh. Vendimi për lirimin e mësuesit amerikan në pension, Stephen Hubbard, ka ardhur menjëherë pas arritjes së Witkoffit në Shën Petersburg.
Edhe
SHBA-ja mban sot bisedime me Ukrainën rreth planit të paqes
Hubbard ishte dënuar me gati shtatë vjet burgim në një koloni penale në vitin 2024. Ai u akuzua se kishte shërbyer në një njësi mbrojtjeje në Izyum, Ukrainë, kur u kap nga forcat ruse menjëherë pas pushtimit të plotë të Moskës në vitin 2022.
Duke shkruar në mediat sociale pasi media shtetërore ruse raportoi lirimin, presidenti Trump ka thënë se kjo kishte ardhur pas një kërkese që ai "ia kishte bërë drejtpërdrejt" Putinit javën e kaluar.
Disa lirime të tjera të amerikanëve të ndaluar nga Rusia janë arritur nëpërmjet shkëmbimeve të të burgosurve.