I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “humanitar”, gjatë takimit që ka zhvilluar me të të mërkurën.
Witkoff është pritur nga Putini, pas një takimi që ka pasur të martën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Oslo të Norvegjisë, në përpjekjet e tij për paqe në Ukrainë.
“Ju flisni kaq shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si një humanitar. Ju jeni gjithashtu një humanitar, zotëri, dhe unë e përshëndes këtë, ju përgëzoj dhe ju falënderoj përsëri”, janë fjalët me të cilat Witkoff i është drejtuar Putinit në takim.
Rusia ka liruar të mërkurën një amerikan 74-vjeçar, të cilin po e mbante prej katër vjetësh. Vendimi për lirimin e mësuesit amerikan në pension, Stephen Hubbard, ka ardhur menjëherë pas arritjes së Witkoffit në Shën Petersburg.
It’s spelled war crimes. https://t.co/YtjamBdd7T
— Good Thoughts Now (@GoodNews_Please) 21 Ekim 2026