Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, ka njoftuar se Izraeli ka lejuar nëntë kamionë me ndihma të hënën që të hyjnë në Gaza përmes vendkalimit Keren Shalom, pas 11 javësh bllokadë të plotë, raporton Reuters.
Ai ka thënë se kjo është një pikë në oqean nga ajo që nevojitet urgjentisht për banorët e Gazës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por kjo është një pikë në oqean e asaj që nevojitet urgjentisht dhe shumë më shumë ndihma duhet të lejohen në Gaza, duke filluar nga nesër në mëngjes”, ka thënë Fletcher në një deklaratë.
"Për të reduktuar plaçkitjen, duhet të ketë një fluks të rregullt ndihme dhe humanitarët duhet të lejohen të përdorin rrugë të shumta. Mallrat komerciale duhet të plotësojnë përgjigjen humanitare”, ka shtuar ai.