Houthi, grupi militant në Jemen që përkrahet nga Irani, ka paralajmëruar se do t’i rinisë sulmet ndaj Izraelit në rast se prishet armëpushimi në Gaza, raporton agjencia “Reuters”.
Lideri i grupit Abdulmalik al-Houthi, ka deklaruar të martën se Houthit janë të gatshëm të sulmojnë Izraelin nëse rifillon lufta në Gaza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHouthit kontrollojnë më shumë se gjysmën e Jemenit duke përfshirë edhe kryeqytetin Sana’a. Gjatë luftës në Gaza në mes Izraelit dhe Hamasit, Houthit kishin sulmuar Izraelin dhe anijet tregtare në Detin e Kuq, në përkrahje të milicisë tjetër të përkrahur nga Irani, Hamasit.
“Duart tona janë në këmbëz dhe jemi të gatshëm që menjëherë të përshkallëzojmë ndaj armikut Izraelit nëse ai i rikthehet eskalimit në Rripin e Gazës”, deklaroi al-Houthi gjatë fjalimit televiziv.
Armëpushimi në Gaza po duket i brishtë tashmë, pasi Hamasi deklaroi se do të ndalonte së liruari pengjet izraelite duke pretenduar se Izraeli po e shkel marrëveshjen.
Si përgjigje, ministri i Mbrojtjes së Izraelit Katz udhëzoi ushtrinë të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë.