Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

Holanda planifikon të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë pushkë, municione, sisteme radari dhe robotë për zbulimin e minave, ka bërë të ditur qeveria e këtij shteti.

Pavarësisht kësaj, Holanda shpreson në një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.

"Ne vazhdojmë të synojmë për një zgjidhje diplomatike”, ka thënë ministri i Jashtëm holandez, Ëopke Hoekstra.

"Por në të njëjtën kohë Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër një sulmi të mundshëm rus”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ka thënë se llogaritjet janë që Rusia deri më tani ka grumbulluar më shumë se 190 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën.

"Ky vlerësim përfshin trupat ushtarake përgjatë kufirit, në Bjellorusi dhe në Krimenë e pushtuar, gardën Kombëtare Ruse dhe njësi të tjera të sigurisë së brendshme të dislokuara në këto zona, dhe forcat e udhëhequra nga Rusia në Ukrainën lindore”, ka thënë Carpenter në një deklaratë.

Artikuj të ngjashëm