Polonia nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri i saj i Jashtëm, Radoslaw Sikorski, derisa Kievi po tenton t’i zmbrapsë përparimet ruse.
Në deklarimin e tij, ministri polak s’e ka specifikuar se çfarë roli do të luanin trupat e Polonisë në Ukrainë.
“Ne nuk duhet ta përjashtojmë këtë. Duhet ta lëmë presidentin rus, Vladimir Putin, të hamendësojë për qëllimet tona”, është shprehur Sikorski në mediumin spanjoll “La Repubblica”, transmetoi TheGuardian.
Sikorski ishte shprehur më parë se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”.
Vendet e NATO-s janë zotuar për ta furnizuar Ukrainën me armatim që të ndalohet agresioni rus, mirëpo e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte përmendur mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, por së fundmi ka sugjeruar se ato do të mund të ndihmonin në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Edhe
As Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë
Rusia ka fituar terren në Ukrainë qëkur ushtrisë vendase s’i pati sukses kundërofensiva e 2023-s.
Autoritetet ukrainase janë ankuar në vazhdimësi se armatimi dhe artileria e vendeve mike i është vonuar dhe trupat në frontet e luftës nuk janë furnizuar me kohë.
-
Macron: Rusia s’mund të vendosë lidhur me vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë
-
Lituania po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë
-
Zelensky thotë se e ka diskutuar me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë
-
Zelensky kërkon vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë deri në anëtarësimin në NATO