Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

As Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, nuk e ka përjashtuar dërgimin e mundshëm të trupave të NATO-s në Ukrainë.

Komentet e Sikorskit pasojnë ato të presidentit francez Emmanuel Macron që së fundmi ka deklaruar se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet” në të ardhmen. SHBA-ja dhe shumë aleatë evropianë janë distancuar nga deklarata e Macronit.

“Prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme”, ka thënë Sikorski, duke shtuar se e kishte vlerësuar iniciativën e Macronit.

“Sepse bëhet fjalë për që Putini të frikësohet, jo ne të kemi frikë nga Putini”, shtoi ministri polak.

Sikorski ka thënë se aleatët e Ukrainës duhet të kthehen në “rolin origjinal të NATO-s”, duke e quajtur Rusinë një vend “që nuk mund të jetojë në paqe me fqinjët e saj”.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, ka thënë më 8 mars se ndërkohë që vendosja e trupave luftarake nuk po diskutohej aktualisht, ekzistonte mundësia që Parisi të dërgonte personel ushtarak në Ukrainë për të trajnuar trupat ukrainase ose për të marrë pjesë në operacionet e pastrimit të minave.

Edhe Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë Botë Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë

Më herët, ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair, ka thënë gjithashtu se Otava ishte gati të dërgonte një numër të kufizuar të personelit ushtarak në Ukrainë, por në “një rol joluftarak”.

Gjatë një fjalimi dy-orësh për gjendjen e Rusisë më 29 shkurt, presidenti Vladimir Putin kërcënoi me “pasoja tragjike” nëse trupat e NATO-s dërgoheshin në Ukrainë, duke pretenduar se mbështetja e Perëndimit për Kievin “rrezikon konflikt bërthamor”.