Mbretëresha Elizabetha e Dytë dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, kishin romancën më të gjatë mbretërore në histori. Nisi para 80 vjetësh kur princesha adoleshente njoftoi një oficer të pashëm që rastisi të jetë princ. Ndiqini pamjet bardhezi të një dashurie mbretërore.
Pak njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kishin nevojë për kronikën e lajmeve për t’u treguar se kjo ishte romanca e duhur mbretërore, jo bashkim politik të krijuar nga zyrtarët mbretërorë në dhomat e shumta të Pallatit Buckingham.
Philip Mountbatten, kushëriri i largët i princeshës Elizabetha nga familja mbretërore greke, iu bashkua Marinës Mbretërore si kadet në vitin 1939.
Po atë vit, familja mbretërore së bashku me Mbretin George i Gjashtë, vetë ish-kadet, shikonte rekrutët e rinj.
Philipi kapi syrin e princeshës së re adoleshente, Elizabethës, e cila atë kohë ishte vetëm 13-vjeçare.
Kur fejesa e tyre u bë e ditur në vitin 1947, princesha britanike dhe Philipi dukeshin si krejt çiftet e tjera, të lumtur teksa tregonin unazat e tyre. Natyrisht, mezi prisnin ditën e martesës.
Edhe
Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re
Fejesa u bë në ditëlindjen e 21-të të Mbretëreshës në prillin e vitit 1947.
Po atë vit, më 20 nëntor, ajo dhe Philipi u martuan me një ceremoni të madhe plotngjyrëshe që kapi vëmendjen e krejt botës pas Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë nuk dinin ata atëherë ishte se Mbretëresha do të bëhej monarkja më jetëgjatë dhe se martesa e saj do të thyente disa rekorde.
Ani pse bënte udhëtime, familja e çiftit vazhdonte të zgjerohej.
Më 19 shkurt të vitit 1960, mbretëresha lindi fëmijën e saj të tretë, princin Andrew. Katër vjet më vonë, më 10 mars 1964, lindi fëmijën e saj të katërt, princin Edward.
Me lindjen e Andrew, Elizabetha u bë mbretëresha e parë që lindte fëmijë që prej Mbretëreshës Victoria në vitin 1857.
Në qershor të vitit 1977, Lartmadhëria e saj festoi jubileun e argjendtë, kur arriti 25 vjet në fron.
Edhe
Një jetë në fron
Mbretëresha dhe princi Philip ishin dëshmitarë të martesave të krejt fëmijëve, përfshirë atë të Princit Charles me atëherë Diana Spencer në vitin 1981.
Në korrikun e atij viti, më shumë se 750 milionë njerëz në botë nëpërmjet televizionit panë çiftin në ceremoninë e mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Londër.
Martesa kishte fund të hidhur dhe çifti u nda në vitin 1992.
Në vitin 1997, ndodhi tragjedia: Princesha Diana vdiq në aksident komunikacioni në Paris.
20 vjet më vonë, Pallati Buckingham njoftoi se Princi Phillip, Duka i Edinburgut, do të pensionohej nga detyrat mbretërore.
Në vitin 2017, çifti mbretëror festoi 70-vjetorin e martesës.
Më 9 prill të vitit 2021, vdiq princi Philip vdiq, pak muaj para se ta festonte ditëlindjen e 100-të.
Edhe
Fundi i një epoke
Fotografia e mbretëreshës tek qëndronte e vetmuar gjatë funeralit të bashkëshortit të saj shpërfaqi figurën e vetmisë: ishte ende monarke, por tani e vetmuar.
Çifti është bashkuar edhe një herë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetha e Dytë më 8 shtator.