Grupi militant i Hezbollahut këtë javë ka goditur një post ushtarak në Izraelin verior duke përdorur një dron që hodhi dy raketa. Sulmi la të lënduar tre ushtarë.
Hezbollahu vazhdimisht ka gjuajtur raketa përtej kufirit me Izraelin në shtatë muajt e fundit, por ky i së enjtes duket se ishte sulmi i parë ajror që u lëshua nga hapësira ajrore e Izraelit, raportoi AP.
Grupi ka rritur sulmet mbi Izraelin në javët e fundit, posaçërisht që kur Izraeli u nis drejt qytetit Rafah në Rripin e Gazës. Ka goditur më thellë në Izrael dhe ka prezantuar armatim më të ri e më të avancuar.
“Kjo është metodë e dërgimit të mesazheve për armikun izraelit, që nënkupton se kjo është ajo që kemi dhe nëse ka nevojë mund të sulmojmë më shumë”, ka thënë analisti politik libanez, Faisal Abdul-Sater.
Përdorimi i armatimit më të avancuar i Hezbollahut e ka alarmuar ushtrinë izraelite.
“Hezbollahu e ka përshkallëzuar më tej situatën në veri. Ata po gjuajnë çdo herë e më shumë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Nadav Shoshani.
-
Hezbollahu sulmon me dron veriun e Izraelit, plagosen dy ushtarë
-
Hezbollahu akuzon Izraelin se shkeli armëpushimin mbi 200 herë
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi
-
Irani dhe Hezbollahu kryejnë sulme të koordinuara ndaj Izraelit
-
Izraeli kryen sulme të reja ajrore ndaj disa fshatrave në jug të Libanit