Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hetimet për korrupsion - Qeveria ukrainase suspendon nga puna ministrin e Drejtësisë

German Galushchenko

German Galushchenko

Foto: Associated Press

Qeveria e Ukrainës ka pezulluar nga puna ministrin e Drejtësisë, German Galushchenko, mes një hetimi për korrupsion në sektorin e energjisë. 

Autoritetet ukrainase kanë ngritur akuza ndaj shtatë individëve në lidhje me një skemë të dyshuar ryshfeti prej 100 milionë dollarësh që përfshin zyrtarë të lartë të energjisë, e cila ka shkaktuar zemërim publik dhe ka përqendruar vëmendjen në betejën e Kievit kundër korrupsionit, raporton Reuters. 

Galushchenko, i cili më parë kishte shërbyer si ministër i Energjisë, është subjekt i veprimeve hetimore, ka bërë të ditur ministria e tij të martën.

Nuk është specifikuar nëse kjo ishte në lidhje me rastin e korrupsionit në energji të hetuar nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit.

E Galushchenko është pajtuar me vendimin e qeverisë.

"Do të mbrohem në arenën ligjore dhe do të dëshmoj qëndrimin tim", ka thënë Galushchenko, pa ndarë më shumë detaje rreth shkaqeve të hetimit.

Edhe Forcat ruse avancojnë në qytetin kyç ukrainas të Pokrovskut falë mjegullës Botë 8 muaj më parë Forcat ruse avancojnë në qytetin kyç ukrainas të Pokrovskut falë mjegullës

Akuzat për ryshfet në sektorin e energjisë janë të ndjeshme për publikun e gjerë, i cili po përballet me ndërprerje të gjata ditore të rrymës në pjesën më të madhe të vendit edhe para se të fillojnë temperaturat e ftohta të dimrit, ndërsa po i kundërvihet sulmeve masive ruse në infrastrukturën e tij.

LEXO EDHE: