Historikisht, kandidatët republikanë kanë rezultat më të mirë te votuesit më të vjetër, të bardhë, ndërsa demokratët zakonisht sigurojnë vota nga gratë dhe grupet e pakicave.
Mirëpo kjo duket se ka ndryshuar pak këtë vit. Trumpi arriti fitim edhe nga grupet që zakonisht votojnë demokratët, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket votuesve latinë, pavarësisht se një komedian i referohej Porto Rikos si një "ishull plehrash" në një tubim të Trumpit në New York pak ditë para zgjedhjeve, demokratët morën 13% më pak vota nga votuesit latinë në vitin 2024 sesa në vitin 2020 kur ka fituar Bideni.
Kamala Harris ka marrë 52% të votave nga hispanikët, teksa Bideni kishte marrë 65% në vitin 2020.
Kamala Harris ka paraqitur gjatë fushatës të ketë prioritet të drejtat e abortit, diçka për të cilën demokratët besonin se do të sillte më shumë votues gra. Mirëpo Harrisi fitoi 53% të votave të grave, 4% më pak se 57% që i kishte fituar Bideni në vitin 2020.
Harrisi humbi gjithashtu gjashtë pikë te votuesve nën 30 vjeç në krahasim me Bidenin në vitin 2020, i cili kishte marrë 60% të votave të të rinjve.
LEXO EDHE: