Një hapësirë e hapur në murin e hekurt të ndërtuar në kufirin me Meksikën, është shndërruar magnet për kalimin ilegal të emigrantët që synojnë azilin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesën afër lumit të Colorados, që e ndan Meksikën nga SHBA-ja, emigrantët, që shpresojnë për jetë më të mirë, e kanë shfrytëzuar si boshllëk për depërtim në hapësirën mes murit.
Kalimet e jashtëligjshme janë shpeshtuar ndjeshëm që prej prillit të vitit 2020, kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ua kishte mohuar refugjatëve mundësinë për të kërkuar azil në vend.
Presidenti aktual, Joe Biden, ka shfuqizuar këtë politikë të Trumpit që i detyroi imigrantët të prisnin në Meksikë deri në datën e gjykimit nëpër gjykatat e imigracionit në SHBA.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se në muajin mars kanë evidentuar 19 mijë fëmijë të pashoqëruar në vend.
Në prill, ishin regjistruar 170 mijë raste të kalimit ilegal të kufirit të SHBA-së, shifër kjo më e larta në 20 vjetët e fundit.