Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me kritika nga demokratët dhe republikanët pasi administrata e tij njoftoi për ndërtimin e murit të ri në kufi me Meksikën.
Bideni ka thënë se e kishte të pamundur të ndalte këtë proces për shkak se fondet ishin miratuar kur Donald Trumpi ishte president.
Demokratët kanë thënë se muret nuk funksionojnë kundër emigrantëve, teksa republikanët e kanë akuzuar për hipokrizi.
Muri i hekurt prej 32 kilometrave pritet të ndërtohet në pjesën e populluar në Teksas.
Kur po bënte fushatë për president në vitin 2020, Bideni kishte premtuar se nuk do të ndërtonte mure nëse do të zgjidhej.
Kishte thënë se muri nuk ishte zgjidhje serioze.
Mirëpo të mërkurën, administrata e Bidenit përdori urdhrat ekzekutivë për të shmangur ligjet federale, me qëllim që të vazhdohej barrikada në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.
Kjo është hera e parë që administrata e Bidenit ka përdorur pushtetin për të miratuar murin e ri – diçka që është bërë shpesh në kohën e Trumpit, i cili kishte ndërtuar 70 kilometra mur, ndërkaq më shumë se 600 kilometra të murit janë përforcuar.