Grupi palestinez, Hamas, i ka publikuar emrat e katër pengjeve që do t’i lirohen të shtunën, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.
Sipas njoftimit të Hamasit, ushtaret Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy e Liri Albag do të lirohen në këmbim të 180 të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.
Ky do të jetë shkëmbimi i dytë i pengjeve dhe të burgosurve që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Hamasit e Izraelit, të dielën e shkuar. Tri pengje dhe 90 të burgosur u liruan në shkëmbimin e parë.
Armëpushimi e ndali luftën që nisi kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të 2023-tës, në atë që vazhdoi me sulme masive të Izraelit në Gazë e pjesë të tjera palestineze.
Më shumë se 47 mijë e 200 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e drejtuar nga Hamasi. Grupi palestinez pritet gjithashtu të japë informacion për 26 pengjet e mbetura që do të lirohen gjatë pesë javëve të ardhshme.
-
Hamasi pritet të lirojë 6 pengje në këmbim të mbi 600 të burgosurve palestinezë
-
Lirohen katër pengjet izraelite
-
Hamasi do t’i publikojë emrat e pengjeve të ardhshme izraelite që do të lirohen
-
Hamasi kthen edhe katër trupa pengjesh izraelite
-
Hamasi thotë se do t’i kthejë të martën edhe katër trupa pengjesh