Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi kërkon garanci për fundin e luftës në propozimin e SHBA-së për armëpushim

gazaa

Foto: Associated Press

Hamasi po kërkon garanci se propozimi i ri i SHBA-së për armëpushim për Gazën do të çojë në fundin e luftës, ka thënë të enjten një burim pranë grupit militant.

Kërkesa e tyre për garanci vjen teksa sulmet izraelite në të gjithë territorin brenda 24 orëve të fundit kanë lënë dhjetëra të vdekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dhe marrëveshjeje për pengjet duken të larta, gati 21 muaj që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Përpjekjet për një armëpushim në Gazë janë shtuar. Të martën, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se Izraeli ka pranuar kushtet e nevojshme për të finalizuar një armëpushim 60-ditor me Hamasin, gjatë të cilit palët do të punojnë për t'i dhënë fund luftës.

Hamasi po kërkon garanci të qarta se armëpushimi përfundimisht do të çojë në fundin e luftës, ka thënë burimi pranë grupit. Dy zyrtarë izraelitë kanë thënë se këto detaje janë ende duke u përpunuar.

Përfundimi i luftës ka qenë pika kryesore e ngërçit në rundet e përsëritura të negociatave të dështuara.

Një burim tjetër njohur me çështjen ka thënë se Izraeli priste përgjigjen e Hamasit deri të premten dhe se nëse do të ishte pozitiv, një delegacion izraelit do t'u bashkohej bisedimeve indirekte për të bërëmarrëveshjen. Nuk ishte e qartë nëse bisedimet do të mbaheshin në Egjipt apo në Katar, dy vendet që kanë ndërmjetësuar bisedimet.

Propozimi përfshin lirimin e graduar të 10 pengjeve izraelite të gjalla dhe kthimin e trupave të 18 të tjerëve në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, thonë burimet. Nga 50 pengjet e mbetura në Gaza, besohet se 20 janë ende gjallë.