Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se është “thellësisht i tronditur” që dy shkolla të OKB-së u sulmuan në më pak se 24 orë në Gaza.
“Dhjetëra njerëz – shumë gra dhe fëmijë – u vranë dhe u plagosën teksa po kërkonin siguri në ambientet e Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres në një deklaratë.
“Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Gazën për shkak të luftimeve të intensifikuara. Unë rikonfirmoj se objektet tona janë të pacenueshme”.
Ai shtoi se lufta kishte një numër “të papranueshëm” të viktimave civile dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Artikuj të ngjashëm
-
Guterres kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjet në Gaza
-
Bota duhet të veprojë për ta parandaluar “spastrimin etnik” në Gaza, paralajmëron Guterres
-
Kreu i OKB-së kërkon të zbatohet rezoluta për armëpushim në Gaza
-
OKB-ja kërkon hetim për vdekjen e qindra palestinezëve që po prisnin për ndihma
-
Shefi i OKB-së sqaron deklaratat për luftën Izrael – Hamas, thotë se u keqinterpretua