Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka pasur takime të veçanta me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe ministren e Jashtme të Koresë së Jugut, Park Jin, gjatë një vizite në Seul të premten.
Gjatë takimit, Guterres e ka përsëritur angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të parë një Gadishull Korean të denuklearizuar.
“Dëshiroj ta rikonfirmoj angazhimin tonë të qartë për denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Gadishullit Korean dhe DPRK-së”, ka theksuar Guterres.
Ai gjithashtu ka shtuar se heqja e armëve bërthamore do të sillte “paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin. Zyrtari i lartë i OKB-së e ka vizituar Korenë e Jugut në një udhëtim dyditor.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Trumpi do të vizitojë Korenë e Jugut më 29 tetor
-
Koreja e Jugut synon për herë të dytë arrestimin e presidentit, Yoon Suk Yeol
-
Guterres vazhdon turneun në Azinë Qendrore, viziton Turkmenistanin
-
Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë “partneritet ndihme” nëse sulmohen