Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të vizitojë Korenë e Jugut më 29 tetor dhe pritet të qëndrojë atje deri më 30 tetor, ka bërë të ditur të enjten këshilltari i sigurisë kombëtare i Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut do të presë një samit të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, pjesë e të cilit do të jetë edhe SHBA-ja.
Forumi do të fillojë më 31 tetor.
Që kur e ka marrë mandatin e tij të dytë, Trumpi ka kryer vizita shtetërore dy herë në Lindje të Mesme dhe po ashtu një herë në Britani të Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi thotë se planifikon të takohet me Kim Jong Unin këtë vit
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje tregtare, njofton Trumpi
-
Trumpi takim me Xi Jinping javën e ardhshme në Korenë e Jugut
-
Koreja e Jugut shkurton kohëzgjatjen e stërvitjeve ushtarake me SHBA-në
-
Presidenti i Koresë së Jugut bën thirrje për pavarësi ushtarake nga SHBA-ja