Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Korenë e Jugut.
Marrëveshja pritet të zhdukë pasigurinë për ekonominë e varur nga tregtia.
"E arritëm, e arritëm. Arritëm një marrëveshje", ka thënë Trumpi në përgjigje të një pyetjeje nëse u arrit një marrëveshje, përpara një darke të organizuar nga presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.
"E arritëm marrëveshjen tonë, pothuajse e finalizuam", ka shtuar ai më pas, pa dhënë detaje.
Në mungesë të një marrëveshjeje, prodhuesit e veturave dhe çelikut të Koresë së Jugut duhet të paguajnë tarifat amerikane prej 25% në vend të 15% të rënë dakord në korrik, duke i vënë ata në disavantazh ndaj konkurrentëve japonezë që paguajnë 15% pas marrëveshjes së Tokios me Shtetet e Bashkuara.
Samiti Trump-Lee ndodhi gjatë turneut tre-vendesh të presidentit të SHBA-së në Azi, që filloi në Malajzi me një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.
-
SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 15 për qind ndaj mallrave të Koresë së Jugut
-
Trumpi rrit në 25% tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut
-
Trumpi para takimit me Xi-në: Do të kemi marrëveshje të mirë me Kinën
-
SHBA-ja dhe Kina arrijnë dakordimet e para për tregtinë
-
Trumpi do të vizitojë Korenë e Jugut më 29 tetor