Botë

Trumpi takim me Xi Jinping javën e ardhshme në Korenë e Jugut

Donald Trump - Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping javën e ardhshme në Korenë e Jugut, raportoi "Politico".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka njoftuar se takimi do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Busan.

Trumpi pritet të arrijë në Malajzi të dielën dhe do të takohet me kryeministrin Anwar Ibrahim përpara se të marrë pjesë në një darkë pune për udhëheqësit e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Ai më pas do të vizitojë Japoninë, ku do të takohet me kryeministrin Sanae Takaichi të martën.

Presidenti amerikan do të mbërrijë në Busan të mërkurën, ku do të takohet me presidentin jug-korean Lee Jae-Myung përpara se të mbajë një fjalim në Drekën e Drejtorëve të APEC dhe të merr pjesë në një darkë pune për udhëheqësit e SHBA-së dhe APEC-ut.

Herën e fundit Trumpi ka takuar presidentin e Kinës në kuadër të Samitit G20 në Osaka të Japonisë, më 29 qershor 2019.