Greqia pritet që shumë shpejt të njoftojë ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ka thënë një burim i lartë qeveritar për Reuters të martën.
Njoftimi vjen pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha të martën se planifikon të ndalojë mediat sociale për personat nën 16 vjeç.
Sanchez po ashtu njoftoi se do të krijojë një ligj për t'i mbajtur drejtuesit e mediave sociale personalisht përgjegjës për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre.
Australia deri më tani është shteti i vetëm në botë që ka ndaluar mediat sociale për personat nën 16-vjeç, teksa asaj pritet t’i bashkohen edhe shumë shtete evropiane si Franca e Danimarka.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia pritet të ndalojë qasjen në mediat sociale për të rinjtë nën 15 vjeç
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Çekia në favor të ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Spanja do t’i ndalojë rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, pas modelit australian